Komisioni i reformës, diskutohen nesër propozimet e ekspertëve

Shtyhet për në orën 10:00 të ditës së nesërme mbledhja e Komisionit të Reformës në Drejtësi e parashikuar për tu mbajtur sot.

Anëtarët e Komisonit të Posaçëm do të njihen me propozimet që do të kënë ekspertët e reformës lidhur me vërejtjet e EURALIUS dhe OPDAT mbi opinionet e PD-së mbi ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Mbledhja do të ketë në axhendë edhe ligjin për organizimin e gjyqësorit dhe strukturën e posaçme antikorrupsion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritet që të jetë kjo mbledhje që të përcaktojë nëse do të ketë plenare javën e ardhshme për votimin e ligjit për rivlerësimin e gjytarëve dhe prokurorëve, mungesa e të cilit bëri të pamundur hedhjen e shortit për institucionin e parë që duhej të ngrihej me miratimin e reformës, atë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kuvendi ka dy data në dispozion për thirrjen e seancës 25 dhe 29 gushtin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?