Komisioni i Rithemelimit u përpoq të hyjë në PD, Basha i vështroi nga kafja
Lulzim Basha paraditen e sotme konsumoi një kafe me gazetarët që mbulojnë zhvillimet në selinë blu vetëm pak metra larg ndërtesës.
Ka qenë pikërisht ky moment kur Grupi i Rithemelimit të PD ka shkuar në selinë e PD për të zhvilluar një mbledhje dhe ka gjetur dyert e mbyllura.
Ndryshe nga dje Basha këtë herë e ka parë nga lokali ku ishte ulur momentet kur disa anëtarë të Grupit të Rithemelimit trokitën në dyert e PD për të hyrë brenda.
Pasi ata janë larguar kryedemokrati është kapur nga kamerat duke hyrë brenda ambienteve të selisë nga dera anësore e godinës.