Komisioni i studentëve: Protestë çdo ditë ora 10.00 te sheshi “Nënë Tereza” kundër vaksinimit të detyrueshëm

Vendimi detyrues ndaj studentëve që nuk mund të futen në auditore pa bërë vaksinën ka sjellë reagimin e mijërave prej tyre.

Sot kontrolli ishte i rreptë në shumë fakultete sikurse pati disa fakultete që u detyruan nga presioni i studentëve që ti lejonin të futeshin në mësim, edhe pa vaksinë.

Ndërkohë kryeministri insiston përsëri këtë të hënë në darkë në një emision televiziv se nuk duhen lejuar studentët të pa vaksinuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por komisioni i studentëve ka vendosur se duke filluar nga dita e martë datë 19 tetor çdo ditë në ora 10.00 te sheshi “Nënë Tereza” do të protestojnë kundër vaksinimit të detyrueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?