Komisioni i Venecias dorëzon Vettingun në Gjykatën Kushtetuese

Komisioni i Venecias ka dorëzuar pranë Gjykatës Kushtetuese opinioni e kërkuar mbi ligjin e Vetting-ut. “News24” duke iu referuar burimeve, raporton se dokumenti ka mbërritur pasditen e së enjtes pranë Kushtetueses. Kjo i hap rrugën mbledhjes së 9 anëtarëve të gjykatës për të vendosur mbi kërkesën e Partisë Demokratike nëse ligji është antikushtetues.

OPINIONI

Mësohet se në qëndrimin e tij Komisioni i Venecias, ka shprehur vlerësim pozitiv për këtë ligj, ndërsa ka analizuar pikëpyetjet e gjykatës Kushtetuese. Lidhur me këtë fakt, Venecia i është përgjigjur Kushtetueses për disa çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, Venecia shtoi se Vettingut duhet t’i nënshtrohen edhe gjykatësit e Gjykatës Kushtetueses. “Dispozitat nuk shkelin nenet e të drejtave të njeriut. Në tërësi ligji i Vettingut është pozitiv. Ligji i Vettingut, i nevojshëm për Shqipërinë. Gjykata Kushtetuese ka konflikt interesi me ligjin. Dispozitat nuk shkelin nenet e të drejtave të njeriut.”, citohet në opinionin e Venecias.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioni i Venecias theksoi se dispozitat e ligjit nuk shkelin nenet e Konventës europiane të të Drejtave të Njeriut apo shfaqin problem për asnjë nga çështjet e ngritura nga Gjykata kushtetuese e Shqipërisë në kërkesën e saj për të marrë një opinion rreth tekstit të miratuar nga parlamenti më 30 gusht të këtij viti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?