Komisioni i Venecias zbarkon në Tiranë, nis takimin me Gjoshën dhe Bylykbashin
Komisioni i Venecias ka zbarkuar në Tiranë, në një vizitë të kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë, si faktmbledhëse dhe konsultative mbi arsyet përse kërkohet nga maxhoranca shkarkimi i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Mëngjesin e kësaj të marte, ata kanë nsiur takimin me përfaqësues të PD-së dhe LSI-së që tashmë janë jashtë Parlamentit. Takimi ka nisur në orën 08:00 me dy përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha.
Ekspertët do të takohen në Kuvend me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës parlamentare. Gjithashtu takime do të kenë edhe me Presidentin, Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm dhe përfaqësues të KQZ-së.
Institucioni europian u vu në lëvizje nëpërmjet një letre që Kuvendi i Shqipërisë i drejtoi për t’i marrë opinion nëse Presidenti e ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e 30 qershorit. Në letrën e firmosur nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Komisionit të Venecias i kërkohet opinion për 8 çështje kushtetuese, kryesisht mbi rolin që ka Kreu i Shtetit në regjimet parlamentare në raport me proceset zgjedhore.
Dje Presidenti Ilir Meta dha shpjegimet para Komisionit Hetimor, ku ndër të tjera u shpreh se anuloi dekretin se kishte informacione se do të digjej Kuvendi.
AXHENDA E PLOTË
E martë 10 shtator
09:00-09:55- Takim me përfaqësues të mazhorancës
10:00-10:55- Takim me deputetë të opozitës parlamentare
11:00-12:00- Takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi
12:10-13:05- Takim me presidentin Ilir Meta
14:30-15:20- Takim me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj
15:30-16:30- Takim me kryeministrin Edi Rama
16:40-17:35- Takim me përfaqësues të KQZ
17:40-18:15- Takim me anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha
E mërkurë
09:00-10:20-Takim me anëtarë të Komisionit të Posaçëm Hetimor
10:30-11:30- Takim me përfaqësues të shoqërisë civile
KOHA JONË SONDAZH

