Komisioni për Presidentin mblidhet në ditë pushimi. Deputetët nuk dinë çfarë hetojnë, Spartak Braho: Duam lekë!
Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta zhvilloi sot mbledhjen e parë. Komisioni është mbledhur online në orën 11:00.
Komisioni pritet që të hartojë një raport për pretendimet e një grupi deputetësh të PS, të cilët thonë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën.
Në nisje të seancën, deputeti Spartak Braho tha e duam lekë dhe një fond të veçantë për këtë komision. “Na duhet që tani një fond special për ekspertët. Na duhet që tani”, – tha Braho.
Braho kërkoi nga anëtarët e komisionit që të mos flasin për mediat, si dhe tha se puna e deputetëve është e njëjta më atë të një gjykate apo prokurorie, kur në fakt Komisionet Hetimor janë politike dhe raporti që hartojnë në fund kalohet për votim në Kuvend. Më pas është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos se sa i ligjshëm ka qenë ky komision dhe pretendimet e tij.
Ndërkohë një ditë më parë, deputetët që votuan ngritjen e Komisionit nuk e kishin lexuar dokumentin.
KOHA JONË SONDAZH

