Komisioni për reformën në drejtësi, PS përcakton 4 anëtarët e saj
Në bazë të vendimit të marrë në grupin socialist deputetët që do të pëfaqësojnë PS në këtë komision janë Fatmir Xhafaj, Armando Subashi, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi.
Komisioni për reformën në drejtësi do të ketë 15 anëtarë, ku shumicën dhe drejtimin e tij do ta ketë mazhoranca.
Deputeti socialist Armando Subashi tha se formatimi i këtij komisioni dhe nisja nga puna e tij, pritet të bëhet në sesionin e ri parlamentar, pra në muajin janar.
Pjesë e diskutimeve në mbledhjen e grupit socialist ka qenë edhe ndarja e buxhetit dhe debatet që u zhvilluan në seancën plenare të javës së kaluar.