FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Komunikimi i Ramës me demokratët, Flamur Noka: Cinizëm ekstrem

Protesta te selia blu u mbajt të shtunën, dhe një ditë më pas, të dielën kryeministri Edi Rama pati një komunikim të gjatë me demokratët në facebook për situatën. Por deputeti demokrat Flamur Noka, njëherësh edhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD, e quan cinizëm ekstrem.

Për të Rama mësoi Bashën të ndërtojë bunker brenda selisë së PD për të mbrojtur karrigen dhe kur demokratët donin ta çlironin, thotë se iu gjend pranë. Për këtë i referohet faktit që ndërhyri policia për të shpërndarë protestuesit që kishin hyrë në katin e parë të godinës.

”Edi Rama duhet ta harrojë që mund të mbajë peng shtëpinë e lirisë. Mund të mbajë pengun të gjithë ditën, por jo shtëpinë e lirisë. Ishte një lloj cinizmi ekstrem. Pasi e ngujoi pengun, e mësoi të ndërtojë bunker brenda shtëpisë së lirisë për të mbrojtur karrigen, e mësoi të marrë pengje njerëzore aty për tu mbrojtur, pastaj iu gjend ditën, momentin kur demokratët donin ta çlironin, iu gjend, dhunoi demokratët, terrorizoi, gjakosi së bashku me banditët e pengut dhe pastaj del e bën cinizëm. Kjo është historia”,-tha në ”TCH”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?