Koncerenca me Ramën, Vuçiç: Nuk jam këtu të nxis mendime shoviniste, por të mendoj për zhvillimin e Serbisë

“Unë jam i bindur që çdo gjë mund të zgjidhet me komunikim. Do punohet në disa marrëveshje ku shteti shqiptar  ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin ekonomik në komunikimi që patëm nga takimi ynë kokë më kokë. Me rëndësi janë investimet nga dy palët.

Është shumë e lehtë të ngrihen tensione shoviniste dhe nacionaliste, sepse kjo sjell pikë politike, por unë nuk  jam këtu të sjell mendime të errëta, por të interesohem qe të mendoj për zhvillimin e Serbisë sa i përket ekonomisë dhe rrugës drejt bashkimit europian”,- tha në fjalën e tij kryeministri serb Vucic.

Pas fjalës së kryeministrit Vuçiç, ka folur kryeministri. Rama ka folur për Pavarësinë e Kosovës, si një realitet i faturuar. Por në këtë  moment, kur po flitej për Kosovën, Kryeministri Vuçiç ka hequr kufjen nga veshi, duke mos e dëgjuar deri në fund fjalimin e kreut e qeverisë. 

SHKARKO APP