Koncerti në shesh, shfaqen videomesazhet që nga Presidenti Biden te liderët e BE-së

Në sheshin Skënderbej nuk ka munguar as urimet nga liderët botërorë për këtë ditë kaq të veçantë për shtetin shqiptar, që është 100 vjetori i lidhjeve diplomatike me SHBA, si edhe festa për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Përmes një videomesazhi, Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka uruar shqiptarët. “Popullit shqiptar i dërgoj urimet më të përzemërta në këtë 100 vjetor të marrëdhënieve tona diplomatike. Sot Shqipëria dhe SHBA janë anëtare të NATO-s. Dua gjithashtu të falenderoj popullin e Shqipërisë për mikëpritjen tuaj. Uroj që dy kombet tona të vazhdojnë të ndërtojnë mbi gjithçka që kemi arritur së bashku”, u shpreh ndër të tjera Joe Biden.

Edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dha një mesazh. ”Të dashur shqiptarë, disa ditë më parë, shoku im i mirë, vëllai im, Edi Rama më kërkoi të merrja pjesë në këtë festë për të ardhmen. Për të ardhmen e Shqipërisë. Jemi të lumtur që hapëm negociatat. Jam i bindur që kemi të njëjtat vlera”.

Mesazhi nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim

SHKARKO APP