Konferenca e Kryetarëve rrëzon kushtet e opozitës

Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të pasur të drejtën e vetos në Komisionin ad-hoc për Reformën në Drejtësi.

Partia Demokratike kishte kërkuar që Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi të kishte dy bashkëkryetarë, pozita dhe opozita të kenë numër të njëjtë anëtarësh, por vendimmarrja të merrej vetëm pas arritjes së konsensusit mes palëve, ku opozitës ti njihej e drejta e vetos.

Të 3 kërkesat janë të njëjta me ato që PD paraqiti për Komisionin parlamentar për reformën Administrative, çka do të thotë se demokratët do të ndjekin të njëjtën strategji edhe për reformën në drejtësi.

PD kishte paralajmëruar se do të bëhej pjesë e Komisionit Ad-hoc vetëm nëse mazhoranca do të pranonte kërkesat e saj. tashmë pritet që Grupi Parlamentar demokrat të përcaktojë qëndrimin që do të mbajë forca kryesore opozitare në vend në lidhje me reformën në drejtësi.

Komisioni parlamentar drejtohet nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj dhe ai ka zhvilluar 3 mbledhje pa praninë e opozitës.

SHKARKO APP