Konferenca e parë kombëtare e antikorrupsionit, Rama: Figurat e larta tani nuk janë të paprekshëm
Për herë të parë, në pallatin e Kongreseve po mbahet konferenca e parë kombëtare e antikorrupsionit. Kryeministri Edi Rama, tha ndër të tjera në fjalën e tij se sot figurat e larta nuk janë të paprekshëm nga sistemi i drejtësisë.
”Në asnjë shtet të botës korrupsioni nuk është zgjidhur përfundimisht, por ndërkohë për të kuptuar se Shqipëria ka filluar të ndahet shumë qartë në një fazë kur korrupsioni ishte sistem i marrëdhënieve të qytetarit me shtetin në çdo kontakt të tij me të. Nuk ka qenë deri përpara 30 vjetësh por ka qenë deri përpara pak vitesh kur shërbimet më bazike qytetarët duhet të qëndronin ën radha shumë të gjata në shi apo në diell.
Tërësia e sistemit e bënte të pamundur që njerëzit e ndershme të promovoheshin. Kështu ne u fokusuam në dy drejtime, në performimin e sistemit të drejtësisë dhe të sistemit të shërbimeve.
Për diçka biem dakord që të gjithë, kush e mendonte deri pak vite më parë se në këtë vend do të ndëshkoheshin nga drejtësia figura politike të rangut më të lartë, se do të vinte dita që askush nuk do të ndjehej i paprekshëm dhe që anëtarë qeverie do të merreshin në hetim e do të akuzoheshin nga një prokurori e ndarë nga politika dhe e fokusuar nga misioni I saj për të bërë drejtësi”.