Konferenca për Ukrainën në Holandë, por Rama flet për Kosovën: Çdo përshkallëzim do ishte katastrofë!
Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë mbrëmje në një konferencë në Holandë dedikuar Ukrainës së bashku me krerët e lartë të shteteve anëtarë të NATO-s. Rama u ndal tek situata shqetësuese në veri të Kosovës, ndërsa bëri thirrje që procesi i dialogut të vijojë për t’u përballur me një katastrofë të mundshme.
”Nuk mund të fsheh admirimin tim për ju si thyesi i stereotipit për vendin tuaj ku nuk hahet gjëja mirë. Pra urime për darkën. Është frymëzuese që jemi pjesë e NATO në këto kohë dhe vullneti për të qenë me Ukrainën në këto kohë është i palëkundur.
Kushdo që do të vërë bast për të kundërtën ka humbur. Nuk e konfirmoj dot se çfarë u tha për Ukrainën dhe dua të shtoj se mund të diskutojmë edhe për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor pra në veri të Kosovës.
Ku disa ditë e javë më parë, ushtarët e KFOR u lënduan dhe ne urojmë që logjika të mbizotërojë dhe ulja e përshkallëzimit të ulet sepse çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik. Dhe nuk duam të shohim një fund në Ballkanin Perëndimor sepse kemi bërë shumë punë të mira”,-tha Rama.