Kongresi Amerikan miraton një rezolutë për sulmet iraniane: SHBA të ndihmojë Shqipërinë

Në krah të Shqipërisë, anëtarë të Kongresit Amerikan kanë miratuar një rezolutë për Iranin dhe për politikat që duhet të ndjekë administrata e presidentit Joe Biden në këtë drejtim.

Duke iu referuar aktivitetit dashakeq të regjimit të ajatollahëve në Ballkan, rezoluta i kërkon gjithashtu qeverisë së Shteteve të Bashkuara që të bashkëpunojnë me aleatët e saj në rajon, përfshirë Shqipërinë.

Ndër rastet më të fundit të aktiviteteve dashakeqe të Iranit figuron edhe sulmi ndaj infrastrukturës elektronike të institucioneve shqiptare.

Sulmet në fjalë detyruan qeverinë Rama të urdhëronte mbylljen e ambasadës së Republikës Islamike në Tiranë dhe po ashtu të largonte nga vendi stafin e saj.

SHKARKO APP