Konsensusi, Meta: Mesazh pozitiv për çeljen e negociatave

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta theksoi se votimi i sotëm me konsensus në komisionin parlamentar të reformës në drejtësi tregojnë se mirëkuptimi dhe konsensus mund të funksionojnë për ligje të tilla.

Kryeparlamentari tha se duke i miratuar me konsensus, mund të merret rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Meta deklaroi se mazhoranca i ka votat e saj për miratimin e këtyre ligjeve, por shtoi se duhet punuar pa u lodhur për konsensus.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pa asnjë diskutim, votimi i sotëm tregoi se mirëkuptimi dhe konsensusi mund të funksionojnë edhe për ligje të tilla kaq kurciale për zbatimin e reformës në drejtësi. Mazhoranca i ka plotësisht legjitime votat për të miratuar këto ligje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo reformë kaq e rëndësishme kërkon që të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për mirëkuptim, për konsensus, për një klimë sa më konstruktive në mënyrë që edhe mesazhet më të fundit që vijnë edhe nga Brukseli për të mbështetur një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian, të bëhet një fakt i kryer në javët e ardhshme”- tha kryeparlamentari Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?