Konsulli i Nderit i Japonisë, Avni Ponari dekorohet nga qeveria japoneze

Konsulli i Nderit i Japonisë në Tiranë, Avni Ponari është dekoruar nga nga qeveria japoneze për kontributet e tij në promovimin e shkëmbimeve dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes Japonisë dhe Shqipërisë.

Njoftimi për këtë dekoratë nga qeveria japoneze për Konsullin e Nderit, Avni Ponari, është bërë nga ambasada e Japonisë në Tiranë.

“Më datë 3 nëntor 2019, Qeveria e Japonisë shpalli përfituesit e dekoratave për periudhën vjeshtë 2019, ndër të cilët është dhe Z. Avni Ponari, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Z. Avni Ponari ka punuar për promovimin e shkëmbimeve dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë përgjatë dhjetë viteve të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Z. Ponari i akordohet dekorata “The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon” për kontributet e tij të jashtëzakonshme.

Ambasada e Japonisë në Shqipëri dëshiron të shprehë admirimin dhe vlerësimin e saj të sinqertë ndaj Z. Ponari për kontributin e tij dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme dhe e përgëzon atë për dekorimin e akorduar“,- shkruhet në njoftimin zyrtar të ambasadës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?