Kontjana Kuçi: Durrësi do e shporrë Edi Ramën përgjithmonë nga karrigia kryeministrore

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, Kontjana Kuçi, deklaron se Durrësi është makthi më i madh i Edi Ramës.

Në një deklaratë për mediat, Kuçi shprehet se kjo ndodh për një arsye të vetme, pasi në Durrës Rama dhe sekti i rilindjes që ai drejton do dalin humbësit e mëdhenj.

“Krye-gaztori i “Rilindjes” dhe “tërmeteve” e pranoi edhe vetë sot në video-regjizurën komike por të dëshpëruar, se Durrësi i ka hyrë në mendje.

Durrësi është makthi i tij më i madh.

E tmerron dhe e lë pa gjumë. Sepse në Durrës do dalë një humbës i madh.

Sepse Durrësi do e shporrë përgjithmonë nga karrigia kryeministrore.

Këtë ia thonë sondazhet e veta dhe ata njerëzit e ngushtë të paktët që i kanë mbetur pranë.

Ai e di që humbja e tij do nisë nga Durrësi e do përhapet në të gjithë Shqipërinë”, thekson  Kontjana Kuçi, kryetare e LSI Durrës.

SHKARKO APP