Kontjana Kuçi: Nuk ka asgjë që do ta ndalë FITOREN E MADHE të 25 prillit

Nga Kontjana Kuçi, kryetare e LSI në Durrës

Nuk ka asgjë që do e ndalë FITOREN E MADHE të 25 prillit
Të nderuar banorë të Durrësit,
“Rilindja” po përpëlitet në frymën e saj të fundit, dhe në ditët e pakta që i kanë mbetur janë shushatur tërësisht, po firmosin tendera e po zhvasin sa të munden sepse janë në ikje.
Po përdorin çdo mjet dëshpërues si legalizime, punësime të përkohshme, lyerje me gëlqere jashtë banesave të dëmtuara nga tërmeti për t’u dukur se po ju ndihmojnë, presion me pushim nga puna ndaj administratës, e forma të tjera të shtyrë nga paniku që i ka zënë dhe për të minimizuar sa të munden humbjen.
Por “Rilindja” nuk do ketë aspak humbje të vogël. Humbja që do pësojë më 25 prill do jetë humbja më e thellë në 30 vitet e fundit.
Një milionë e gjysmë shuplaka zemërimi popullor. Një milionë e gjysmë vota shqiptarësh për një mijë e kusur të zezat e të ligat që u kanë bërë shqiptarëve.
Do mbeten në historinë e këtij vendi si autorët e shkatërrimit më të madh që i është bërë Durrësit dhe Shqipërisë dhe si humbësit më qesharakë në historinë e zgjedhjeve shqiptare.
Edhe 43 ditë dhe çetës së grabitqarëve, sektit të betonit dhe korrupsionit, vrasësve të shpresës dhe shpopulluesve të vendit, atyre që zhvatën me qindra miliona euro teksa populli varfërohej dhe përballej i vetëm me pandeminë, dhe teksa banorët e Durrësit nuk kishin strehë por jetojnë ende në çadra, do u vijë fundi. Madje një FUND I HIDHUR.
Ky është fakt. Ata vetë janë të bindur sot. E do binden edhe më shumë më 25 prill kur me referendum kombëtar shqiptarët do i shporrin njëherë e përgjithmonë.

SHKARKO APP