Kontjana Kuçi: Rama, shkatërrimtari i vlerave historike të Durrësit, ushtron terror mbi Durrësin

Kryetarja e LSI në Durrës, Kontjana Kuçi, thotë se Kryeministri Edi Rama po e tmerron Durrësin sepse humbja në këtë qytet e tmerron atë.

Në një postim në Facebook, Kuçi shkruan se “Terrorizon me bukën e gojës, administratën, mësuesit, punonjësit e thjeshtë që ushqejnë familjet, vetëm sepse sondazhet e nxjerrin humbës të madh në Durrës.

Postimi i plotë në facebook

Rama tmerron Durrësin sepse humbja në Durrës e tmerron atë.
Rama, anti-intelektuali në largim, shkatërrimtari i vlerave historike të Durrësit, ushtron terror mbi Durrësin.
50 milionë lekë të vjetra gjobiti kryetarin e shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi, vetëm se organizoi takimin në nderim të figurës së arkeologut të njohur durrsak, Vangjel Toçe.
Qytetaria, historia, arkeologjia e tmerrojnë kreun e “Rilindjes.”
Gjatë pandemisë vërsuli ushtarët e tij të ushtronin terror e të gjobisnin bizneset e ndershme edhe pse 80% e tyre ishin dhe vazhdojnë të jenë në prag falimenti. Ndërkohë oligarkëve u dha tendera dhe PPP, duke qenë e vetmja qeveri në botë që firmosi qindra milionë tendera gjatë pandemisë në vend që të investonte në shëndetësi.
Gjobit të gjithë banorët e Durrësit me mbifaturim në energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm, fatura të cilat janë më të lartat në vend, vetëm për t’i mbajtur kokulur.
Terrorizon me bukën e gojës, administratën, mësuesit, punonjësit e thjeshtë që ushqejnë familjet, vetëm sepse sondazhet e nxjerrin humbës të madh në Durrës.
Terrorizon mijëra banorët e pastrehë, se nëse largohet “Rilindja” nuk do ketë më rindërtim, por pas 25 prillit rindërtimi i Durrësit do jetë i shpejtë, real, transparent, dhe jo në përfitim të oligarkëve.
Rama tmerron Durrësin sepse Durrësi e tmerron atë.
Ndaj edhe i vendos 50 milionë lekë gjobë një intelektuali sepse dridhet nga qytetaria durrsake.
Ai e di që durrsakët nuk pranojnë kurrsesi të shtypen dhe terrorizohen nga një gaztor që i ka varfëruar, shpopulluar dhe i ka shkatërruar qytetin.
Fundi i krye-gaztorit nis në Durrës. Ndaj edhe kjo është frika e tij e madhe. Ky është terrori që ka në kokën e vet.
Sepse e di që më 25 prill, Durrësi do ia numërojë një më një borxhet që ai i ka këtij qyteti.

SHKARKO APP