Kontrabandë vaksinash me Di Maion nga Italia? Rama: Zoti na ruajt! Shaka për të përshkruar një bashkëpunim vëllazëror

Kryeministri Edi Rama, të dielën nga Bergamo foli për kohën kur vendi kishte nevojë për vaksinat anti-covid, dhe se kishte marrë një sasi nga Itali. Por këtë të hënë, kreu i qeverisë ka reaguar pas deklaratave të tij të shqiptuara, ku theksonte se ka bërë ”kontrabandë me vaksinat”.

”Ndjehem i detyruar të nënvizoj se ajo që raportoi shtypi për fjalimin tim të djeshëm në Bergamo për dërgimin e vaksinave nga Italia është qartë historia e një paradoksi që në asnjë rast nuk mund të interpretohet duke nxjerrë jashtë kontekstit një fjalë të përdorur me shaka”, theksoi Rama.

Këtë situatë saktësoi kryeministri shqiptar Edi Rama duke iu rikthyer fjalës së tij të djeshme në eventin “Kultura do të shpëtojë botën”, edhe në prani të kreut të Farnesinës, Luigi Di Maio.

”Qeveria italiane në fakt i është përgjigjur një kërkese zyrtare nga Shqipëria në një kohë të vështirë në vendin tim për shkak të pandemisë. Siç thashë, ishte një kërkesë urgjente dhe një sasi simbolike e vaksinave për të filluar vaksinimin e stafit tonë mjekësor dhe paramjekësor. Sigurisht që nuk kam dashur të them seriozisht se bashkë me ministrin Di Maio apo institucione të tjera italiane kemi bërë kontrabandë. Zoti na ruajt! Aq më tepër që këto doza janë dhuruar nga qeveria italiane në Shqipëri dhe janë përdorur në një moment emergjence të rëndë”, deklaron Rama.

SHKARKO APP