”Kontrata e paligjshme për inceneratorin”, Kryemadhi për Agaçin: Pse SPAK nuk vepron ndaj njeriut të Ramës?

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, shtron pyetjen se përse SPAK-u nuk vepron kundër sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit. Përmes një postimi në facebook ku tregon edhe dokumente, Kryemadhi nënvizon se Agaçi ka qenë në dije se kontrata është e paligjshme.

Postimi i plotë

Engjëll Agaçi edhe pse kishte dijeni se Kontrata e Inceneratorit të Elbasanit ishte në kundërshtim me ligjin, vendosi të fusi në rend dite në Këshillin e Ministrave miratimin për financim të kësaj kontrate të pa ligjshme!

Kjo, e thënë nga Gjykata e Lartë në vendimin e dhënë. Çfarë i duket kaq komplekse SPAK në këtë shkelje flagrante, që nuk vepron ndaj njeriut të Ramës?

SHKARKO APP