Kontrollet e policisë në Manzë, zëdhënësi i MEK: Një person i vrarë, 36 të plagosur
Një person thuhet se ka humbur jetën sot në kampin e muxhahedinëve, në Manzë, pas një përplasjeje mes opozitës iraniane dhe policisë.
Mësohet se një person se ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, thuhet se disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ky fakt konfirmohet dhe nga zëdhënësi i MEK, i cili pohon viktimë ka ngelur një banor i kampit ASHRAF.
Ai shton se 36 persona janë plagosur dhe janë në oksigjen.
Ndërkohë policia mohon që brenda kampit të ketë të vrarë.
Mësohet se anëtarët e kampit kanë bërë rezistencë kur policia ka mësyrë për kontrolle në këtë qendër, në kuadër të një aksioni kundër sulmeve kibernetike.
Kontrolli i policisë u krye mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK-ut.

KOHA JONË SONDAZH

