Kontrolli i Lartë i Shtetit organizoi Konferencën e Tretë Vjetore Shkencore, “Auditimi Kombëtar në shërbim të Qeverisjes Kombëtare”

Konferencen e nderoi me pranine e tij ne diten e dyte edhe Presidenti i Republikes, SHTZ. Bujar Nishani. Ne fjalen e tij, z. Nishani vleresoi dinamiken e zhvillimit te auditimeve dhe kapaciteteve audituese te Kontrolli te Larte te Shtetit. Ai vleresoi po ashtu pergatitjen nga KLSH te nje ligji te ri modern per auditimin publik, ne perputhje me standardet nderkombetare. Presidenti u shpreh i bindur qe Parlamenti shqiptar ta miratoje kete ligj se shpejti.

Presidenti Nishani deklaroi se paraja publike nuk eshte prone e askujt, vetem e Shtetit shqiptar dhe askush te mos mendoje se mund te dale mbi ligjin dhe mbi rregullshmerine financiare te Shtetit. Ai i nxiti instutucionet qe luftojne ne plan te pare korrupsionin, si Prokurorine, ILDKP dhe KLSH, qe te bashkepunojne me shume me njeri-tjetrin. “Duhet nje dinamike e re ne marredheniet mes jush”, theksoi Nishani. 

Ne pershendetjen e tij, Ambasadori i SHBA-ve, zoti Aleksander Arvizu cilesoi se nje institucion supreme auditimi publik i pavarur eshte shenje e funksionimit te demokracise. Arvizu i vleresoi si shume premtuese rezultatet e deritanishme te arritura nga Kontrolli i Larte i Shtetit. Ai permendi punen ne grupet e perbashketa te hetimit me Prokurorine, ILDKP, etj, ku ne vitin 2012 KLSH depozitoi 15 raste korruptive, ne vitin 2013 25 raste dhe vetem ne nente muajt e pare te ketij viti 29 raste. “Kjo tregon efektshmerine e punes se ketij institucioni ne luften kunder korrupsionit”, theksoi Ambasadori Amerikan.

Ne pershendetjen e tij, Deputeti i Parlamentit Evropian, Igor Sholtes, njekohesisht edhe ZvKryetar i Komisionit te Buxhetit ne PE, deklaroi se nuk ka pse te ekzistoje nje institucion suprem auditimi, ne rast se atij nuk i garantohet qasje e pakufizuar ne informacion dhe dokumente te nevojshme per te kryer auditimin. “Nuk ka kuptim ta kesh nje institucion te tille sa per forme, vetem pse ai duhet te ekzistoje”, u shpreh Sholtes. Me tej, ai vlerësoi progresin e bere nga KLSH ne rritjen e kapaciteteve te audituesve te tij, nepermjet trajnimeve dhe marrjes se eksperiences nga SAI-t partnere.

Keshilltari Kryesor i Drejtorit te Pergjithshem te DG-Budget dhe Drejtor i Drejtorise se Kontrollit te Brendshem Financiar Publik ne Komisionin Evropian, z. Robert Gielisse cilesoi se Strategjia e re e Zgjerimit e Bashkimit Evropian e vendos ne vijen e pare Qeverisjen Ekonomike dhe KLSH si Auditues i Jashtem publik eshte gur themeltari permiresimit te qeverisjes.Ne pershendetjet e tyre, Presidentit e institucioneve supreme te auditimit (SAI-ve) te Kroacise dhe Malit te Zi, Ivan Klesiç dhe Milan Daboviç, theksuan rritjen e bashkepunimit te SAI-ve te tyre me KLSH dhe punen e perkushtuar qe KLSH ben per ngritjen e kapaciteteve profesionale te audituesve te tij.

Në Konference u lexua pershendetja nga Sekretari i Pergjithshem i INTOSAI-t, Dr. Josef Moser, prej Drejtorit te Pergjithshem te Gjykatës Austriake të Audituesve,  z. Wolfgang Wiklicky.

Konferencen e pershendeten edhe dy deputete te Kuvendit te Shqiperise, Prof. Dr. Anastas Angjeli dhe Edmond Spaho, te cilet theksuan hapat e bere vitet e fundit nga KLSH ne drejtim te kryerjes se auditimeve me cilesore dhe shtimit te kapaciteteve profesionale te audituesve. Ata garantuan nje bashkëpunim te frytshem te Kuvendit me KLSH ne te ardhmen.

Ne dy ditet e punimeve te Konferences, te moderuara, krahas Kryetarit te KLSH z. Bujar Leskaj, edhe nga  z.Robert Gielissë, DG Budget dhe z.Jacek Jezierski, ish-President i SAI-t polak dhe aktualisht Këshilltar pranë Presidentit të NIK, u paraqiten 28 kumtesa nga personalitete dhe eksperte nderkombetare dhe vendas te auditimit  te jashtem publik dhe te financave publike. Spikaten kumtesat e Robert Gielisse, Presidneteve te SAI-ve kroat dhe malazez Ivan Klesiç e Milan Daboviç, kumtesat e specialisteve te Gjykates se Llogarive te Turqise, të Gjykates Austriake te Auditimit, si dhe gjetjet e rekomandimet e profesorëve te nderuar te kontabilitetit, auditimit, analizes se riskut dhe financave shqiptare, si Prof. Dr. Skënder Osmani, Prof. Dr. Jorgji Bollano, Prof. Dr. Omer Stringa, Prof. Dr. Hysen Çela, etj.

Moren pjese me kumtesat e tyre Autoriteti i Konkurrences, ILDKPI, Drejtoria e Pergjithshme e Auditimit te Brendshem ne Ministrine e Financave, etj.

Nga te 28 kumtesat e paraqitura, moderatoret arriten ne përfundimin se përmirësimi i cilësisë së menaxhimit të financave publike, si një mjet për të optimizuar arritjen e objektivave kombëtare të zhvillimit strategjik, është një sfidë kyçe në shumë vende. Duke përmirësuar proceset dhe institucionet buxhetore, cilësia e financave publike rritet. Efiçienca, efektiviteti dhe transparenca janë tre objektivat themelore të buxhetimit modern. Rregullat fiskale, planet dhe kornizat afat-mesme dhe buxhetimi i performancës kanë provuar te jene efektivë në arritjen e këtyre objektivave.

Institucionet Supreme të Auditimit mund të nxisin më tej përmirësimin e jetesës së njerëzve, duke ndihmuar për të siguruar që fondet dhe projektet publike që kanë të bëjnë me jetesën e njerëzve, te jenë nën mbikëqyrje të rreptë dhe të arrijne efektin e dëshiruar.

Institucionet Supreme të Auditimit munden po ashtu të kontribuojnë në efiçiencen qeveritare, me mbikëqyrjen dhe vlerësimin e aktiviteteve qeveritare dhe zbulimin e mangësive në qeverisjen dhe kontrollin kombëtar. Ato mund të luajnë një rol të rëndësishëm në luftimin e korrupsionit dhe parandalimin e mashtrimeve financiare, duke ruajtur interesat kombëtare, nepermjet sigurimit te informacionit objektiv, të besueshem dhe ne kohe, për të zbuluar risqet ne funksionimin ekonomik dhe social kombëtar.

Konferenca e Katert Shkencore e KLSH, qe do te zhvillohet vitin e ardhshem, do te kete si teme Auditimin e riskut ne sektoret e ekonomise publike dhe ne institucionet publike qe KLSH auditon.

 

SHKARKO APP