Koordinatori i DASH për Anti-Korrupsionin Global vizitë në Shqipëri, Ambasada Amerikane: Riafirmim i mbështetjes për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen
Koordinatori i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global, Richard Nepheë ndodhet në Shqipëri.
“Sot mirëpresim Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global.
Nephew po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë”, shkruan Ambasada Amerikane.