Kopshti i ri Zoologjik, Rama: Falë projektit të bukur të Bashkisë dhe bashkëpunimit intensiv me Lalin fëmijët do kenë atraksionin e munguar
Nga Kopshti i Ri Zoologjik, i cili pritet të hapi dyert së shpejti, kryeministri Edi Rama i veshur sportiv tha se ky projekt i ri në Bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, është krijuar posaçërisht për t’i dhënë fëmijëve të kryeqytetit një tjetër atraksion të munguar për shumë vite.
Përmes një video, kryeministri Rama falenderon kryebashkiakun Veliaj dhe ekipin e Bashkisë së Tiranës për këtë projekt shumë të bukur dhe për bashkëpunimin për t’u dhënë fëmijëve një park që u mungonte për shumë vite.
“Për pak do hapë dyert edhe ky Kopsht i ri Zoologjik, më në fund, falë një projekti shumë të bukur të Bashkisë së Tiranës, një bashkëpunimi intensiv së bashku me Lalin edhe me ekipin e Bashkisë, për t’iu dhënë fëmijëve të kryeqytetit një tjetër atraksion të munguar për shumë e shumë vite, por me një cilësi absolutisht shumë e shumë herë më të mirë sesa ishte dikur kur ne ishim të vegjël”, shkruan. Rama.
Kopshti i ri Zoologjik është xhevahiri i radhës që do t’i shtohet shumë shpejt Tiranës, si një hapësirë e transformuar, e përkryer për argëtimin e fëmijëve. Falë investimit nga Bashkia e Tiranës Kopshti Zoologjik po rikonceptohet si një mjedis i përshtatshëm edhe për kafshët, me hapësira çlodhëse për vizitorët dhe parking nëntokësor.
View this post on Instagram