Koronavirusi, Henze – Sorecës: A keni bashkëpunim me ekspertët në Shqipëri? Rama ka 5 muaj që nuk bën kontroll pandemik

Këshilltari ekonomik pranë grupimit qeverisës në Gjermani, CDI, Martin Henze vijon akuzat e tij ndaj zyrës së Bashkimit Europian në Tiranë.

Në një reagim ndaj njoftimit të Prezencës së BE-së në Tiranë në rrjetet sociale, ku lajmërohet ndihma e qeverisë shqiptare me pajisje mjekësore të standardeve më të larta të vëna në dispozicion për përballimin e krizës së pandemisë Covid-19, zyrtari gjerman i bën thirrje ambasadorit të BE-së Luigi Soreca për të shtuar kontaktet me ekspertët aktualë në Shqipëri, pasi siç thotë ai, qeveria “Rama” nuk ka realizuar ndonjë kontroll pandemik gjatë këtyre 5 muajve.

“Ambasador, ju duhet të keni një diskutim me ekspertë aktualë në Shqipëri, si Prof. T. Shehu, i cili është shumë i njohur ndërkombëtarisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama nuk ka realizuar ndonjë kontroll pandemik për 5 muaj”, shprehet Martin Henze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i BE-së

# BE-ja vazhdon të jetë shumë afër shqiptarëve në momentet e nevojës. Pajisjet mjekësore të standardeve më të larta janë në dispozicion për të luftuar kundër krizës # COVID19.

Por është thelbësore të respektohen rregullat e distancimit shoqëror. Ne do ta kapërcejmë këtë krizë së bashku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?