Korridori VIII, Berzh i jep 305 mln euro Maqedonisë, projektohet edhe hekurudha drejt Durrësit

BERZH aprovoi 145 mln euro për rikonstruksionin e hekurudhës Beljakovce -Kriva Palanka, pjesë e Korridorit VIII, dhe 160 milionë euro si mbështetje për infrastrukturën e këtij vendi. Të dy këto hua duhet të shlyhen për 15 vjet, ndërsa norma e interesit, që aktualisht qëndron në kuotat t 1.15%, është përcaktuar me ekuivalentin e një EIRIBORI gjashtë-mujor, plus 1.0%. Huaja prej 160 mln euro do të ndahet: 74 milion euro për rikonstruksionin e rrugës Stip-Kochani, që ndodhet në lindje të Maqedonisë. Pjesa tjetër do të financojë rrugën 14.5 km, Ohri-Pestani, si dhe rrugën 8.5 km, Struga-Trebenista, që ndodhen të dyja në pjesën jugore të vendit, dhe ku banon një pjesë e mirë e popullsisë shqiptare. Por ajo që vlen të theksohet është se përmirësimi i infrastrukturës së kësaj pjese, do të pasohet me atë nga Pogradeci në Durrës, çka do të thotë se hekurudha në pjesën shqiptare që është aktualisht jashtë çdo lloj funksioni, pritet të jetë pjesë e një projekti tjetër, për të cilën BERZH është gati të financojë edhe qeverinë shqiptare.   
 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?