Kosova: Gratë e deputetëve të majtë më thonë se do votojnë për mua

 

Në një intervistë dhënë mbrëmjen e 18 majit 2015,  për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One” të ditës së hënë 18 maj 2015, kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës tregon prioritetet në drejtimin e bashkisë së Tiranës nëse fiton zgjedhjet.

Për kampin kundërshtar thotë se PS ka ngritur shtab special ku trajnojnë se si ta shajnë ndërsa shton se gratë e deputetëve të majtë I kanë thënë se do votojnë për të.

Roland Qafoku: A mund ta mund të shpëtoni ju Tiranën siç keni shpëtuar jetët e njerëzve?

Halim Kosova: Vërtetë jam mjek në profesion, por do ta shpëtoj Tiranën si menaxher, që për 15 vite bëra atë që askush se besonte, që të ketë nëj spital në Tiranë, ku njerëzit të merrnin shërbimin e dhuhru oa future doren në xhep. Më në fund e lash atë detyrë, për një detyrë tjetër. Kështu që unë vij si menaxher i sprovuar, i testuar, e i vlerësuar nga njerëzit e përse jo të jem në sherbim jo vetëm për 400 pacientë por 1 milionë qytetarë.

Doktor, kur dëgjon fjalë të mira, çfarë mendoni?

Në qoftë se nuk do të ishte ky vlerësim i qytetarëve për punën time, unë nuk do ta kisha marrë ketë vendim. Janë ata që me mbështetjen e tyre, më bënë që unë të mar një nga vendimet më të rëndësishme në jetë por pa braktisur sistemin shëndetësor, të cilin do ta përfshij në Bashkinë e re të Tiranës si një domosdoshmëri. Do shëroj qytetin, por do t’i jap një dorë të mirë edhe sistemit shëndetësor në Tiranë.

A ka model tjetër në botë që funksion kështu?

Po, të gjithë qytetet e Europës.

Po ne ku kemi qënë deri në këtë moment?
Të gjithë i tremben sistemit shëndetësor. 17 vitë më parë, mora vendimin se një gjë që përflitej si e pariparueshme për shkak të buxhetit të vogël.

Zoti Kosova, si është perceptimi juaj personal nga të gjitha takimet që keni patur dhe sondimet që ju keni marrë, do të fitoni?

Unë i mas mirë forcat e mia dhe atë që kam përpara. Nuk mar asnjë gjë me dyshim, nëse nuk jam i bindur se do ja dal. Dhe për këtë ka ndikuar profesioni. Unë kur shoh fotografitë sesi ka qënë një copë e spitalit, mendoj sesa shumë energji kam harxhuar. Por më gëzon pa masë, nga mirënjohja që marrë. Mirënjohja vjen një ditë që të shpërblehet, në cdo cep të Tiranës.

Në Shën Mëri më tha një nënë që falë asaj që ti bëre për mua, unë nuk i lash gjashtë fëmitë e mi jetim, por munda ti rris. Ka qënë një dimër i tmerrshëm në vitin 1985, ku fshatarët më tregonin sesi pemet u thyen. Doktor Ali Suljemani, me mer në orën tetë të darkës. “Halim, kam një problem. Nuk pranon asnjë doktor që të shkojë për në Shën Mëri. Aty është një grua në gjëndje të rëndë, nuk i pushon hemoragjia. Mund ta sjellin deri në Qafë Priskë. Në Priskë në orën 12 të natës, shohim ca fytyra te xhami, na njoftojmë se na presin në Shën Mëri se gruaja është shumë rëndë. Nuk kisha parë ndonjëherë sesi fryhet lumi. Po vjen lumi me rrëmbim. Kemi arrit në orën tetë të mëngjesit.

Sa vjeç ishit doktor?
Unë gjithë jetës 33 vjec kam qënë. Gruan e gjeta në mes të dhomës, edhe e kishin rrethuar të gjitha gratë e fshatit. Në tokë kishte vetëm baltë, në dhomë ishte një sobë. Mu desh të bëj një ndërhyrje të menjhershme. Dhe shpëtoi!

A janë të mjaftueshëm këto histori të mira me ngarkesë positive për të qënë kryetar i Bashkisë së Tiranës?

Përgjegjshmëria që unë mar për jetën e tjetrit, kur e kam pasur në dorë, apo për sigurimin e kushteve, dhe menaxhimin e fondeve ëpr 300 pacientë. Kjo e dyta është garanci e fortë. Me trasnparencë perfekte bëra atë që shumëkush e quante të parealizueshme.

Sikur ka filluar fushata të nxehet pak. Kundërshatrët po ju sulmojnë ndërsa ju vazhdoni të mo u ktheheni. Përse kështu?

Suksese që kam arritur në menaxhimin e spitalit kanë qënë të lehta për mua, dhe të pranueshme edhe nga kolektivi. Por ka pasur raste që nuk i pranonin.
Në qoftë se ai që fliste, hidhte fjalë që kishin të bënim me mua, thoja gjynaf, lere. Nëse sulmi ishte për mënyren e punës që kisha ofruar, aty nuk të fal. Njeriu ka disa persona që me bisht të syrit i ndjek. Po ta shihja që hidheshin përpjete, mendoja që kisha marrë vendimin e duhur.

Më ndalon një i ri, pasi bëra një takim. Të kërkoj falje. na morën në Durrës dhe na trajtum sesi te hedhim baltë kundër teje. Por ne nuk shkelim më atje. Të kërkoj falje 100 herë. PS kishte ngritur një shtab special enkas për të sharë kundërshtarët, pra mua.

A ju avantazhon apo jo ndarja e re territoriale?
Nuk më tremb, por më gëzon. Në qoftë se ne qytetarit i ofrojmë një komunikim të vazhdueshëm, e ti transformojmë hallet në projekte. Kjo tregon sesi buxheti do të shfrytëzohet. Nese marr përsipër të bëj dicka, sa më shumë ti shërbej njerëzve, aq më shumë do të jem i lumtur.

Si është Tirana e lidhur me mjekësinë dhe pa mjekësinë?

Tirana do të lidhet ngushtësisht për menaxhimin. Unë vij këtu për humanizmin, nderëshmërinë, për sakrificate pacientit të djehshëm dhe qytetarit të sotëm. Vij me sistemin e komunikimin dhe transparecën me të cilën drejton një institucion të caktuar.
psh kam dëgjuar shumë problem me pronësitë e tokave, për këtë do të ketë një zyrë juridike që në mënyrë profesionale do t’i marrë këto probleme që ti zgjidhë në mënyrë ligjore.

Është kjo zyrë që do t’i japë një zgjidhje.

Një nga pikat tuaja të forta, është komunikimi me njerëzit. A ka ndonjë bisedë më qytetarët që mund ta veconi?

Është shumë e vështirë sepse i thonë 35 vite punë dhe pacientë të shumtë në cdo cep të Tiranës. Nuk është se në punë time në martenitet, cdo gjë shkonte vaj. Por këto raste janë kaq të pakta. Kam dhënë dy vjet mësim në një spital të Vatikanit. Në një nga takimet, një kardinal foli përpara stafit mjekësor tha do t’ju lej një porosi. Personeli mjekësor përpiqet të bëjë më të mirën për pacientit. Por brenda profesionit, ti mund edhe ti shkatosh padrejtësi tjetrit. Prandaj një herë në vit, personeli mjekësor duhet ti drejtohet zotit e të kërkojë falje.

Më kanë bërë përshypje një grua që tha se Halim Kosova më futi në punë dhe qeveria më hoqi? Në takimin tuaj në Kashar.

Nuk e mbaj mend. Ka pasur disa raste. Një grua tjetër më tha, që më ndihmove në punë kur ishe Ministrër i Shëndetësisë dhe më hoqën. Një fokus të vencatë do të kenë edhe fëmijët e braktisur.

Cila është njohja juaj me kundështarin tuaj Zotin Veliaj?
Ka pasur nëj fill bashkëpunimi me Mjaftin. Por që nuk vazhdoi kur Mjafti filloi të sulmonte qeverinë. Cilido nga ai grup, që ka pasur probleme shëndetësore, kanë gjetur zgjedhja.

Gratë politikane të majta, bashkëshortet e deputetëve të majtë kanë qënë paciente tuaj. Si mendoni për kë do të votojnë?

Unë nuk i  kam pyetur. Më kanë marë në telefon madje deputetë të PS, dhe më kanë thënë që gruaja ime do të votojë për ty.

A e ke frikë LSI, sepse për hir të vërtetës është ajo që vendos rezultatin final të zgjedhjet vitet e fundit në Shqipëri?
Më priti nusja një natë, ke kundra 42 parti më tha. Është bërë gjithë ky koalicion. Po cfarë rëndësie ka koalicioni, para asaj që mendojnë qytetarët. Këtë nuk ka koalicion që e mposht. Kur takoj njerezit, në sytë e tyre ka shpresë. Unë nuk numëroj shifra, unë shoh optimizmin e njerëzve kudo që shjkoj.

Kryeministri Rama tha që është lodhur kandidati. Por ju nuk keni kthyer përgjigje?

Kam dëgjaur se bën mirë të jetë mjek azili. Unë e kam në program, jo vetëm për azilin, do respektoj qytetarin e tiranës nga lindja deri në vdekje për atë kontribut që ai ka dhënë në këtë qytetet. Nje problem që do trajtohet janë varret. Do ti paraprij edhe ketij problem. Do të shiehn mudnësitë edhe për varrezat private. Rama, ka bërë vlerësime maksimale. Për mua është kryeministri i gjithë shqiptarëve, edhe kryeministri im. Kam kërkuar të gjitha projektet që ka bërë Rama në Tiranë. Do të jem analist shumë i vëmëndshëm për të parë kur janë bërë gabime.

Po si do bashkëpunoni me Ramën kur PD dhe kryetari Basha e akuzon se ka bllokuar punimet e bulevardit. Përse Bashën e bllokoi dhe ju do tu zhbllokojë?

Unë Edi Ramën nuk e kam rival. Ndryshe qendronte puna me Bashën i cili ishte edhe kryetar i bashkisë dhe i Partisë. Dhe rivaliteti politik solli edhe bllokimin. Ndërsa unë për interes të qytetarëve do vazhdoj cdo project në inters të tyre. Nuk më interesojnë fare rivalitetet politike.

A kishte gabim Zoti Veliaj, kur tha që depyutetët e PD nuk ju mbështesin?

Ky problem, mund të jetë për palën tjetër. Unë kam mbështetje edhe nga pala tjetër. Mua më intereson të ulem në mënyrë profesionale, për të diskutuar për gjërat më të mira. Nuk dua ti sorollas tërë kohën pas meje. Dashamirësia e tyre, është një shtysë.

A keni një model në punë tuaj?
Nuk është se kam model po kam genin e babit tim. AI është një nga njerëzit më të ndershëm në sistemin ekonomik të Shqipërisë. Nuk ka dhuratë më të bukur kur prindi të dhuron genin e vet.

Si e mbështet familja e bashkëshortja Elsa, në këtë garë të fortë?

Nuk mar vendime pa u konsultuar me familjen time dhe me miqtë. Elsa ka 30 vite në krahun tim. dhe cdo vendim që kam marë ka qënë në favor të familjes, punes sime. Për tetë mars qëllova në Budva, Kotorr, nuk mund ta imagjinosh tre autobuza me gra erdhën rreth e qark. Kur po ktheheshim më tha që të admiroj, për punën që ke bërë sepse njerezit kanë derdhur miliona për të pasur mirenjohje.

A keni ndonjë objekt që synoni ta ndërtoni gjatë mandidatit?
Unë jam në përfundim të fazës kur po vjelim mendime, se cilat janë problemet në ët katërta anët e Tiranës dhe brenda kësaj jave do të kemi nëj projekt të detajuar me data të qarta, e cila me mbikqyrjen time, do të kthehet në të mirë të qytetarit. Premtimet do ti kem të kufizuara.

I ndiqni reagimet në rrejtin social facebook?
Natyrisht që po. Cdo sinjal që vjen ne drejtimin tim në cfarëdo lloj mënyre unë i falenderoj.

Një një shkrim në gazetën Panorama Agron Gjekmarkaj e përshkruan kështu fillimin e fushatës së Kosovës: “Mazhoranca e ka filluar fushatën e saj për Tiranën e shtrënguar të pranojë një fakt me përhapje të gjërë popullore, atë që “Halim Kosova është një burrë i mirë”. Në një kohë kur kriza e besimit ndaj klasës politike është në kulmin e vet, ky pranim është një avantazh i madh për të. Ndonëse një pohim i tillë bëhet shpesh për ta zhveshur kundërshtarin nga cilësitë e tjera, mbetet tregues për vështirësitë që u ka krijuar me staturën e tij etike. Historia e Halim Kosovës është ajo e një individi që beson tek profesioni, tek shkenca tek dija dhe përmes tyre kthehet në një personalitet preferencial të një metropoli si Tirana”. Cili është komenti juaj?

Falenderoj Agronin, që ka nxjerrë diçka që ai ka konstatuar. Uën nuk kam qënë në kartë në xhepin e askujt. Por unë i kam thirr ndërgjegjes sime, nëse diçka mund ta bëj më mirë, duhet ta bëj.

Si ju duket pjesa politike e fushatës suaj?
Unë po hy në menaxher. Unë politikë quaj, kur nëj person ëbn nëj të mirë në të mirë të vendit të vet. uën kam qënë specialist ku poltika dhe sistemi shëndetësor, duehtë të ishin në krah të njëra tjetrës. Në këtë lloj bashkëjetese, më e fortë ëshët poltika sepse ka mënyrën sesi bën ligjet, ose bën reformat. Nëj nga konkluzionet në mjekësi ëshyë se nuk të shpëton mjeku, por ajo që e shpëton qytetarin është mënyra si organizohet sistemi shëndetësor në një vend. Unë kalova në politikë, pas 40 vitesh me bluzë të bardhë, e gjykon më mirë.

Ju keni ndihmuar dhe patur pacientë shumë gra deputete të majta dhe bashkëshortet e deputetëve të majtë. Sipas jush për cilin do votojnë ato?

Unë po e ilustroj këtë me një shembull. Më mori një deputet i PS që nuk ka rëndësi ti bëj publike emrin dhe më tha: Na more në qafë, gruaja ime më thotë që votën do tia jap Halim Kosovës. Unë i thashë se këtë nuk e diskutoj por unë dua edhe votën tënde. Dhe si ky ka shumë tek deputetët e majtë.

A keni frikë që zgjedhjet e 21 qershorit, janë edhe politike?
Çfarëdo lloj llogarish bën politika. Unë llogarinë time e kam si të fitoj qytetarin. Rradhit prioritetet që duhen bërë nesër. Problemet që ka qytetari. Këto prioritete i kam pas në menaxhimin e spitalit, tani në Bashkinë e Tiranës.

Ka një pyetje nga kolegia Jona Kuke. Ajo shkruan: Korrupsioni, Z Kosova eshte si puna e nje semundjeje te keqe e cila mundet edhe te sherohet nese kapet ne fillimet e saj. Ne kete stad te avancuar te kesaj semundjeje, cili do te ishte Ilaci me i mire apo terapia me e mire, ne gjykimin tuaj?

Unë dëgjoj politikanë që kancerin do tua shëroj unë me metastaza. Armiku numër një që në kohet e lashta të mikrobit, ishte rrezja e diellit. Nëse një plagë të infektuar e drejton nga rrezja e diellit, ti i djeg mikrobet. Nga një proces nuk humbet asnjë qindarkë dhe të ketë transparencë. Buxheti në dispozicion të bashkisë do të përkthehet më shumë ndihmë për qytetarin.

Si ka funksionuar politika shqiptare në këto dy vite?

Cdo konflikt poltiik midis palëve, përkthehet në mungesë shërbimi ndaj qytetarëve.
Bulevardi i Tiranës dhe termonali multimodal janë bllokuar për arsye politike.

Unë nuk jam konkurent i Ramës, Rama dhe Basha kanë njëlloj konkurence. Nëse një qeveri deklaron se do të bëjë më të mirën për qytetarët, këtu shoh dy pika të përbashkëta. Në 15 vite shëndetësi, kam gjet mënyren sesi të bashkëpunoj me politikën. Të njëjtën gjë do të bëj edhe tani. Unë i shtrij dorën cdo njeriu që kam mundësi.

Do keni mbështetjen e qeverise dhe Kryeministrit?
1000 përqind .

SHKARKO APP