Kosovë, vazhdon numërimi. VV kryeson bindshëm në 97 % të votave të numëruara

Eshtë duke vazhduar numërimi i votave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, raporton Gazeta Express.

Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon që të qëndrojë në vend të parë, derisa iu është afruar 200 mijë votave.

Saktësisht në votat që janë numëruar deri më tani, VV ka marrë 199271 vota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas Vetëvendosje, në rend të dytë me pak vota më pak se partia e Albin Kurtit radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës. LDK deri më tani ka marrë 193793 vota.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rend të tretë ndërkaq është partia e udhëhequr nga Kadri Veseli, PDK-ja.PDK ka marrë 163777 vota.

Në vend të katërt ndërkaq është koalicioni AAK-PSD që ka marrë 89847 vota.

Deri tani janë numëruar 96,97% e votave. Në këto numërime nuk përfshihen votat me kusht dhe votat me postë, si dhe ato të personave me nevoja të vecanta.

Në rast se shkohet në këtë përqindje, Koalicioni NISMA-AKR-PD nuk ka kaluar pragun, derisa VV merr 31 deputetë, LDK 30 deputetë, PDK 25 deputetë AAK-PSD 14 deputetë si dhe komunitetet 20 deputetë./GazetaExpress/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?