Kosta: Ahmetaj është strumbullar i sherrit PS-LSI

Deputeti socialist, Vladimir Kosta, komentoi gjatë një interviste sherrin e nisur mes PS dhe LSI për kreun e Këshillit të Qarkut në Gjirokastër.

Ai thotë se LSI nuk ishte në aleancë me kandidatin e propozuar nga PS.

“Të gjitha këto vijnë për shkak të Vangjel Tavos. Tavo nuk ka qenë kurrë në aleancë me PS-në. Ne kemi problem punësimin në qarkun e Gjirokastrës. Në Prefekturën e Gjirokastrës, nga 21 persona, 20 janë të LSI dhe 1 është i PS,” tha Kosta për Sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Marrëdhëniet me LSI janë shumë të ndera. Unë kam shumë rezerva për LSI. LSI ka abuzuar me investimet”, thekson Kosta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai sërish fajëson deputetin e PS për Gjirokastrën, Arben Ahmetaj, për këtë situatë.

“Në kohën që Arben Ahmetaj ishte kryetar i Qarkut të Gjirokastrës, ishte shumë i paaftë për të ruajtur marrëdhëniet midis aleancës PS-LSI. Kolegët e vet deputetë nuk i pyeste fare. Paaftësia e tij prishi gjithçka edhe në marrëdhënie me LSI-në”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?