Kovacevski në mbledhjen e dy qeverive: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe RMV s’kanë qenë kurrë më të mira

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovacevski ka hapur mbledhjen e dy qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që po mbahet sot në Shkup.

Kovacevski u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk kanë qenë kurrë më të mira se sot. Më pas, ai shtoi se Shqipëria dhe RMV kanë qëllime të njëjta për anëtarësimin në BE dhe kanë treguar se kur ka bashkëpunim mes fqinjëve mund të tejkalohen edhe sfidat.

Bashkërisht mund të bëjmë më tepër prandaj për disa vite arritëm shumë më tepër se mund të mendonin. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk kanë qenë më të mira se sot. Jemi shembull si dy fqinjë mund të bashkëpunojnë dhe të tejkalojnë sfidat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkëpunojmë si partner të barabartë. Më 19 Korrik të dy në emër të qytetarëve të vendit tonë kishim nderin të nisim negociatat për integrimin në Bashkimin Europian. Ju kolegë të respektuar nga Shqipëria treguat miqësi të vërtetë drejt anëtarësimit në NATO. Ne kemi qëllime të njëjta për anëtarësim në BE”, deklaroi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?