KQZ dhe Kryetarja Luzi nderohen me dy çmime ndërkombëtare për zgjedhjet

mbajt në Cape Town të Afrikës së Jugut.

Gjithashtu,  Kryetarja e KQZ-së, znj. Luzi është vlerësuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Parlamentare (The International Centre for Parliamentary Studies), edheme çmimin për Menaxhim të Përsosur të Procesit Zgjedhor, “Award for Excellence in the Management of the Electoral Cycle”.

Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga Komiteti i Çmimeve, në përbërje të së cilit ishin përfaqësues të Komisionit të Venecias, OSCE/ODHIR, IFES dhe shumë organizmave të tjerë prestigjozë ndërkombëtarë, në bazë të vlerësimeve të bëra për zgjedhjet dhe organet e menaxhimit  zgjedhor.

Në vlerësim të performancës së trupës zgjedhore gjatë menaxhimit të zgjedhjeve dhe rezultateve të arritura, ndarja e  Çmimeve Ndërkombëtare Zgjedhore  (International Electoral Awards), kishte për qëllim velerësimin e punës,  arritjeve, inisiativat dhe përkushtimin e vazhdueshëm të organeve që menaxhojnë zgjedhjet.

Simpoziumi i 9-të Ndërkombëtar i Çështjeve Zgjedhore, bëri bashkë zyrtarë të lartë zgjedhorë nga vende të ndryshme të botës, akademikë dhe ekspertë nga organizmat më të rëndësishme ndërkombëtare që operojnë në fushën e zgjedhjeve, të cilët përmes prezantimeve interaktive, seminareve, tryezave të rrumbullakëta dhe rasteve studimore, ndanë eksperiencat e diskutuan për sfidat e menaxhimit të sukseshmën të zgjedhjeve.

Në dy ditët e para në simpozium u trajtuan tema të ndryshme si;  “Vështrim i përgjithshëm mbi ndryshimet aktuale dhe të ardhshme, në zgjedhjet dhe demokracinë e vendeve”, “Sigurimi i Paanshmërisë e Trupave të Menaxhimit të Zgjedhjeve”, “ Transparenca dhe Llogaridhënia në Proceset Elektorale”, “Rëndësia e Trajnimit në Procesin Zgjedhor”, “Votimi Elektronik”, “Rëndësia e Transmetimit të Rezultateve”, “Misionet e Vëzhgimit të Zgjedhjeve”, “Rëndësia e Shoqërisë Civile në Procesin Zgjedhor”, “Integriteti Zgjedhor”, e të tjerë.

Në ditën e tretë të simpoziumit u bë ndarja e çmimeve ndërkombëtare për zgjedhjet ku Kryetarja e KQZ-së dhe KQZ u vlerësuan me dy çmime të rëndësishme.

Ky aktivitet i rëndësishëm ndërkombëtar kishte vëmendjen jo vetëm të trupave zgjedhorë të vendeve të ndryshme por edhe të organizmave prestigjozë si; Komisioni Venecias, OSBE, ODIHR,  IFES, NDI, Qendra Ndërkombëtare për psikologji zgjedhore (International Centre for Electoral Psychology), e të tjerë.

SHKARKO APP