KQZ e re, PD skualifikon Ilir Rusmalin për kryekomisioner, PS heq Hysen Osmanajn për zëvendës
Komisioni i Posaçëm për zgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ-së së re po zhvillon mbledhjen e radhës.
Partia Socialiste propozoi për kryekomisionerë Bledar Skënderin, Ilirjan Celibashin dhe Ilir Rusmalin. Por për shkak se Skënderi pritet të bëhet drejtor i AKU-së, socialistët e zëvendësuan me Ardian Myslimaj.
Por përfaqësuesi i posaçëm i opozitës, Oerd Bylykbashi skualifikoi Ilir Rusmali, i cili ka qenë më herët ministër i Partisë Demokratike.
Partia Demokratike përmes Oerd Bylykbashit propozoi për zëvendëskomisioner Lealba Pelingun, Agron Haxhimalin dhe Hysen Osmanajn, por PS e skualifikoi këtë të fundit.
Për KAS nga PS propozohen Ervin Lako, Koli Bele, Ilir Rusmali, ndërsa nga PD Ledio Braho dhe Elvis Cefa.
Lista me 5 kandidatë të KAS votohet në bllok në seancën plenare.
Për Rregullator nga PS propozohen Dritan caka, Odeta Berberi dhe Ilirjana Nanonga, nga PD Helga Vukaj dhe nga LSI Muharrem Cakaj.
Edhe lista e Rregullatorit votohet në bllok në seancë.
Emrat e rinj të KQZ do të votohen të hënën në parlament.
Lista me kandidatët
Kryekomisoner
1. Ilirian Celibashi
2. Ardian Myslimaj
U skalifikua Ilir Rusmali
Nënkomisioner
1. Lealba Pelingu
2. Agron Haxhimali
U skualifikua Hysen Osmanaj
Rregullator
1. Dritan Caka PS
2. Odeta Berberi PS
3. Ilirjana Nano PS
4. Helga Vukaj PD
5. Muharrem Caka LSI
KAS
1. Ervin Lako PS
2. Koli Bele PS
3. Ilir Rusmali PS
4. Ledio Braho PD
5. Elvis Cefa