FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KQZ-ja miraton rezultatin final të 14 Majit, opozita voton kundër. PS fitoi 53 bashki

Komisioni Rregullator në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve miratoi këtë të hënë me 3 vota pro dhe 1 kundër rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 Majit 2023.

Kundër votoi Muharrem Caka, anëtar i propozuar nga opozita. Partia Socialiste mori 53 bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori 7 bashki dhe 1 bashki e mori minoriteti grek.

Certifikimin e zgjedhjeve KQZ-ja e vulosi pasi përfundoi i gjithë procesi i ankimimeve që bëri opozita me pretendimin se zgjedhjet u vodhën duke kërkuar përsëritjen e votimeve në disa bashki të vendit si Elbasan, Kuçovë, Belsh, Kamëz e Rrogozhinë. Veç në këtë të fundit u vendos përsëritja e zgjedhjeve 2 javë më parë, ku PS ruajti fitoren dhe thelloi rezultatin me më shumë se 1700 vota.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?