KQZ, Luzi: Koha e pamjaftueshme për reformën zgjedhore

Në një kohë kur ne rrafshin politik kane nisur diskutimet për reformën zgjedhore kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e sheh të pamjaftueshme kohën për realizimin e saj deri në dhjetor.

Luzi: Reforma zgjedhore në konceptin e teknikës legjislative është një reformë, e cila do kohë. sepse brenda kësaj kohe duhet të ngresh grupet teknike dhe duhet të pyesësh grupet e interesit, sepse në dhjetor del dekreti i Presidentit.

Kryetarja e KQZ i kërkoi parlamentit që të rishikoj ligjin për dekriminalizimin në kuadër të reformës pasi ka disa mangësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Luzi: Ligji ka problematika, por vetë ligji me vendimin dhe aktet që kanë dalë në zbatim të ligjit ka problematika. Duhet riparë në mënyrë urgjente. Unë i kërkoj Parlamentit, për sa kohë jemi në kohën e reformës zgjedhore, të rishikojë edhe këtë ligj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë për Afrim Krasniqin, politolog, ligji i dekriminalizimit nuk është zbatuar në asnjë rast.

Krasniqi: Problemi tjetër lidhet me atë çka ne shohim sot; ka disa raporte ndërkombëtare që thonë se ligji ka efekt. Unë kam pritur më shumë që efekti të jetë parandalues. Kjo do të thotë se nëse ju thoni që kush ka kostum të mos lejohet të hyjë në këtë sallë, por tek rasti i dekriminalizimi nuk funksionon kështu.

Në këtë takim u nënvizua me keqardhje se pavarësisht hyrjes në fuqi të ligjit të dekriminalizimit mjaft politikanë që kanë dale me rekorde kriminale vijojnë të ushtrojnë të njëjtat funksione. /Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?