KQZ mblidhet për mandatet e Tahirit, Selamit dhe Roshit

Kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandatit për dy deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, si dhe të kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi, do të shqyrtohet javën e ardhshme nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Siç raporton Report TV, KQZ do të mblidhet javës tjetër ku do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë, si dhe ligjin e dekriminalizimit dhe roli i këtij institucioni, pasi ka ende paqartësi.

Konkretisht do të shqyrtohet nëse roli i KQZ do të jetë formal  apo ky institucion do të duhet të verifikojë të gjithë dokumentacionin e  Prokurorisë.   Shqyrtimi i konstatimeve të Prokurorisë së Përgjithshme nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve bëhet për herë të parë dhe duke qenë se është një praktikë e re do të shërbejë edhe si standart për trajtimin e rasteve të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillim të kësaj jave Prokuroria pas verifikimeve të kryera kërkoi heqjen e mandatit për të tre zyrtarët e lartpërmendur pasi rezultojnë se kanë fshehur precedentët e mëparshëm penalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?