KQZ vendos sot për mandatin e Tahirit, Selamit e Rroshit

Dy deputetë nga kampet politike të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, si edhe kryebashkiaku socialist për Kavajën, Elvis Roshi, u shpallën zyrtarisht nga Prokuroria e Përgjithshme si persona që iu ndalohet e drejta të ushtrojnë funksione publike në bazë të ligjit të dekriminalizimit.

Pas kontrolleve mbi vërtetësinë e formularëve të vetëdeklarimit të tyre, prokuroria ia ka përcjellë rezultatet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që pritet të mblidhet sot për t’ju ndërprerë ose jo atyre mandatin në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, thënë ndryshe “ligji për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”.

Ndërkaq, deputetët Tahiri e Selami dhe kryebashkiaku Roshi deklarohen nga Prokuroria  nën hetim penal për falsifikim të formularëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por dy ditë më parë, përfaqësuesit e tyre ligjorë u paraqitën në KQZ në një seancë të posaçme dëgjimore, ku avoktatët pretenduan në pafajësinë e klintëve të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, KQZ-ja vendosi ta shtyjë vendimmarrjen, duke kërkuar edhe informacione shtesë lidhur me rastet e tre të zgjedhurve të cilët rezultojnë me rekorde kriminale në të kaluarën e tyre.

Në fund të mbledhjes, ku u dëgjuan dhe avokatët e tre zyrtarëve, që ju kërkohet lënia e mandatit, kryetari i Komisionit, Denar Biba, e vlerësoi seancën të rëndësishme, ku siç tha ai, u vumë në dijeni të disa fakteve që nuk rezultojnë nga materiali i Prokurorisë.

“Ne do të vijmë drejt vendimmarrjes dhe do vendosim për të tre rastet dhe jam i bindur që secili nga kolegët e mi, nuk do i referohet vetëm materialeve të prokurorisë, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm se vendimi ynë duhet të kete referenca sa ligjore, aq dhe dokumentative. Personat që kanë kryer ato vepra do t’i vuajnë pasojat e atyre, por në këtë vendimmarrje ne duhet të jemi korrektë. Ndaj propozoj që minimalisht të na jepen disa të dhëna mbi vendimet përkatëse për këta njerëz që mund të penalizohen”, tha kryetari i KQZ-së, Biba, i cili vërejti mungesën e përfaqësuesve të Prokurorisë, në një çështje me interes shumë të lartë politik dhe publik.

Ndërsa, nënkryetari demokrat i KQZ-së, Hysen Osmanaj u shpreh kundër marrjes së informacionit shtesë nga prokuroria.

“Nuk kemi çfarë i kërkojmë Prokurorise, se ajo e ka dhënë vendimin e saj. Ne kemi detyrë vetëm ta zbatojmë.

Nuk kemi nevojë t’i kërkojmë organit të akuzës asnjë kërkesë tjetër, ne mund t”i regjistrojmë këto prova që sollën dhe të caktojmë vetëm kohën”, tha nënkryetari i KQZ-së, Hysen Osmanaj.

tahiri-rroshi-selami

Prokuroria

Më 21 dhjetor Prokuroria njoftoi se dy deputetë dhe një kryetar bashkie humbasin mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Për deputetin Dashamir Tahiri, i zgjedhur në qarkun e Vlorës nën siglën e PDIU-së, që aktualisht është pjesë e grupit parlamentar të PD, prokuroria ka siguruar këto të dhëna.

“Shtetasi Dashamir Tahiri, me funksion “Deputet” rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” të dhëna: Në vitin 1995 është raportuar nga policia në Foggia për krime lidhur me falsifikimin e parave; Në vitin 2009 është dënuar nga Gjykata në Ravena (për të vuajtur 9 muaj burgim) për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar. Subjekti është kontrolluar disa herë nga policia”- bëri me dije Prokuroria.

Ndërsa, për deputetin Shkëlqim Selami, i cili është zgjedhur në qarkun e Vlorës nën siglën e LSI-së, por prej disa muajsh është larguar nga kjo forcë politike organi i akuzës sqaron: Nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” të dhëna për një masë sigurimi “arrest me burg”, nxjerrë ndaj tij nga ana e gjykatës së Brindizit, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me “Trafikim të qënieve njerëzore”. Masa ndaj tij është dhënë në vitin 1994 dhe është ekzekutuar në vitin 2006.  Në kuadër të kësaj mase, ai ka qëndruar një javë në paraburgim në Brindizi dhe më pas është lënë i lirë, në vijim të hetimit.

Por, listën më të gjatë të mos deklarimeve e ka kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.

“Një dënim për veprën penale të “Përdhunimit” në grup, në vitin 1995 në Itali; Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër; Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil,   14 maj 1993, është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë; Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në gusht 1997 është dëbuar sërish; Në vitin 2015 DEA/US , ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash”- bëri me dije Prokuroria në njoftimin e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?