KQZ verifikon formularin e Roshit dhe Bushit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nesër bën verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të Elvis Roshit, kryetar i bashkisë së Kavajës por dhe të Artur Bushit, i Bashkisë Krujë. Gjithashtu do të jepet mandati i deputetit të PS-së që është lënë bosh nga Koço Kokëdhima.

Konkretisht, KQ Z njofton se në mbledhjen nesër do të bëhet shqyrtimi i këtyre 3 pr/vendimeve:

Projekt vendim: “Verifikimi i deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të funksionarit publik z. Elvis Roshi, kryetar i Bashkisë Kavajë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projekt vendim: “Verifikimi i deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të funksionarit publik z. Artur Bushi, kryetar i Bashkisë Krujë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Projekt vendim: “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës të listës shumemërore të Partisë Socialiste në Qarkun Vlorë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?