KQZ zëvendëson mandatet për deputetët Selami e Tahiri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me votë unanime ka miratuar vendimin për zëvendësimin e mandateve të dy deputetëve, Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami.

Sipas përcaktimeve të kodit, mandatet i kalojnë kandidatit të radhës në listën shumë-emërore të partive nen siglën e te cilave janë zgjedhur, përkatësisht PDIU dhe LSI.

Mandatin e Tahirit, i zgjedhur në qarkun e Vlorës e merr Edmond Zejno, ndërsa mandati i Selamit, po në të njëjtin qark i kalon kandidatit Flamur Çelaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë mbledhjes së komisionit, kryetari Denar Biba, u kujdes të sqaronte se vendimet hyjnë në fuqi menjëherë sapo të miratohen, ndërsa publikimet në Fletoren Zyrtare bëhen vetëm për efekt njoftimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, deputetët që kanë humbur mandatin kanë nisur procedurat gjyqësore për të kundërshtuar vendimin e KQZ-së, që u hoqi mandatet, pasi konstatoi se penalizohen nga ligji për dekriminalizimin.

Dy deputetët e rinj, nisin aktivitetin parlamentar në seancën e parë të sesionit të ri, që nis më 16 janar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?