KQZ: Zgjedhjet në Dibër, partitë respektuan afatin ligjor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë paraditen e sotme një informacion zyrtar për organizimin e zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Dibër.

“Partitë politike respektojnë afatin ligjor, dorëzojnë në KZAZ nr. 19 propozimet për anëtarëve të KQV-ve”, ka komunikuar ky institucion.

Duke shtuar se dje ka përfunduar afati për paraqitjen e propozimeve për anëtarë të Komisioneve të Qendrave të Votimit pranë KZAZ-së nr. 19 në Dibër, për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Dibër, të datës 11.09.2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bën me dije se në zbatim të Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së në fuqi, pranë KZAZ-së nr. 19, Dibër, kanë paraqitur të gjithë propozimet e tyre për anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit që do të ngrihen për zgjedhjet për kryetar të bashkisë Dibër, Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Republikane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor (KZAZ nr.19) po përpunon dokumentacionin përkatës, për të verifikuar përmbushjen e kritereve ligjore për propozimet për anëtarë të KQV-ve”, sqaron gjithashtu KQZ-ja.

Duke përfunduar me faktin se menjëherë pas emërimit të tyre, KQZ-ja do të trajnojë të gjithë komisionerët e Qendrave të Votimit, mbi aspekte të ndryshme të Kodit Zgjedhor dhe procesit zgjedhor në tërësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?