Krah liderëve botërorë, Rama publikon albumin e ditës

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Skoci, ku mori pjesë në konferencën e OKB-së mbi ndryshimet klimatike COP26, pritur nga Boris Johnson, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Në facebook Rama ka publikuar foto nga aktiviteti, ku shihet nën shoqërinë e liderëve si kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, presidentit francez Macron, presidentes së KE-së, Ursula Von Der leyen e shumë shumë figurave të larta të politikës Europiane e jo vetëm.

Në këtë konferencë krahas presidentit amerikan, Joe Biden marrin pjesë edhe presidentë e kryetarë qeverish nga e gjithë bota, si presidenti francez, Emmanuel Macron, ai i Indisë, Narendra Modi.

SHKARKO APP