Krerë shtetesh urojnë Presidentin Nishani me rastin e Festës Kombëtare

Presidenti Federal i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer:

“Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, kam kënaqësinë e madhe t’Ju përcjell urimet e mia më të ngrohta. Përfitoj nga ky rast për t’Ju shprehur gjithashtu urimet e mia më të mira për mirëqenie, si dhe për një të ardhme të lumtur të popullit shqiptar.”

Presidenti i Republikës së Turqisë, Tayyip Erdoğan:

“Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, në emrin e popullit turk dhe në emrin tim personal, Ju uroj përzemërsisht Juve personalisht, shtetit Tuaj dhe popullit vëlla shqiptar.

Besoj tërësisht që marrëdhëniet miqësore, si dhe bashkëpunimi ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë, që i kanë themelet në historinë dhe vlerat e përbashkëta, do të thellohen akoma më shumë në çdo fushë dhe në dobi të dy popujve tanë, duke vazhduar kështu kontributin tonë në paqen e Ballkanit.

Dëshiroj të theksoj kënaqësinë time në lidhje me zhvillimet që ka kryer aleatja jonë, Shqipëria, në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Shkëlqesia Juaj, me këtë rast Ju uroj personalisht, si dhe shtetit Tuaj shëndet dhe lumturi, ndërsa popullit shqiptar vëlla mirëqenie dhe prosperitet.”

Presidenti i Republikës Helene, Karolos Papoulias:

“Me rastin e Ditës Kombëtare të Shqipërisë, dëshiroj t’Ju shpreh urimet e mia të sinqerta për begati, përparim dhe mirëqenie të popullit të Republikës së Shqipërisë.”

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipović:

“Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, jam i lumtur t’Ju shpreh Ju dhe popullit mik shqiptar urimet e mia më të mira dhe ato të qytetarëve të Republikës së Kroacisë për begatinë e vendit tuaj dhe qytetarëve të tij.”

Presidenti i Republikës së Hungarisë, János, Áder:

“Më lejoni të shpreh urimet më të mira e të sinqerta, për Ju dhe popullin shqiptar me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë 102 viteve të Pavarësisë Shqipëria ka shënuar ndryshime të mëdha shoqërore dhe ekonomike, zhvillim dinamik të vendit dhe përfshirje aktive në rritje në çështjet ndërkombëtare, të cilat meritojnë të vlerësohen.

Është interesi i Hungarisë që Shqipëria, pasi ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE, këtë vit, të vazhdojë me integrimin e saj evropian dhe të zbatojë me sukses reformat që kanë lidhje me këtë.

Më lejoni t’Ju siguroj se ne do të vazhdojmë t’Ju mbështesim në mënyrë aktive gjatë këtij procesi.”

Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R:

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’i përcjell Shkëlqesisë Suaj urimet e mia më të mira e të sinqerta për shëndetin dhe lumturinë tuaj, si dhe për begatinë e popullit shqiptar.”

Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev:

“Për mua është kënaqësi të drejtoj përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për mirëqenie dhe prosperitet të popullit shqiptar, me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

Përfitoj nga rasti të shpreh kënaqësinë time nga marrëdhëniet e mirësisë dhe bashkëpunimit, që ekzistojnë midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Shqipërisë.

Besoj, se perspektiva evropiane e vendit Tuaj është një bazë e mirë për aktivizim dhe thellim të kontakteve të dyanshme, si edhe për konsolidimin e stabilitetit në rajon.

Ju lutem, i nderuar Zoti President, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.”

Mbreti i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Abdullah Bin Abdulaziz Al Saud:

“Është një kënaqësi e veçantë për mua që me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së vendit tuaj t’Ju përcjell Shkëlqesisë Suaj në emër të popullit dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe në emrin tim personal urimet e mia më të përzemërta për shëndet e lumturi dhe popullit mik shqiptar zhvillim dhe prosperitet të mëtejshëm.

Ju lutem pranoni Shkëlqesia Juaj, shprehje e konsideratës sime më të lartë.”

Emiri i Shtetit të Katarit, Tamim Bin Hamad Al-Thani:

“Përvjetori i Ditës së Pavarësisë së vendit Tuaj më jep kënaqësinë që t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj dhe nëpërmjet jush popullit shqiptar, edhe në emër të popullit të Shtetit të Katarit, urimet dhe përshëndetjet tona më të ngrohta.”

Presidenti i Republikës së Koresë, Park Geun-Hye:

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’Ju shpreh urimet e mira të përzemërta për Shkëlqesinë Tuaj si dhe për popullin e Republikës së Shqipërisë.”

Presidenti i Republikës së Indonezisë, Joko Widodo:

“Me rastin e veçantë të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, më lejoni që në emër të qeverisë dhe popullit të Indonezisë t’Ju shpreh Ju dhe nëpërmjet jush qeverisë dhe popullit të Shqipërisë urimet tona të përzemërta.”

Presidenti i Shtetit të Izraelit, Reuven Rivlin:

“Dita Kombëtare e Republikës së Shqipërisë më jep mundësinë që t’i përcjell Shkëlqesisë Suaj dhe në emër të popullit të Izraelit urimet e ngrohta dhe të sinqerta për mirëqenie, si dhe për përparimin dhe begatinë e vazhdueshme të vendit dhe popullit Tuaj.”

SHKARKO APP