Kreshnik Spahiu: Edhe Lulzim Basha të shpallet ”non-grata” nga SHBA

Për Kreshnik Spahiun, kryetari i PD-së Lulzim Basha është produkt korrupsioni dhe se Amerika sipaas tij duhet ta shpallë ”non-grata”. Deklarata e tij vjen në një kohë që PD doli me një humbje të thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën më 6 mars.

”Ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të reflektojnë këtë rezultat zgjedhor dhe ndoshta të shkojnë drejt hapit për të shpallur ”non-grata” Lulzim Bashën, njësoj si Sali Berisha, sepse asgjë nuk e ndan në të shkuarën e tij Luzlim Bashën me Sali Berishën. Lulzim Basha është produkt i atij korrupsioni dhe atij mekanizmi që ndërtoi Sali Berisha, prandaj ne jemi sot këtu ku jemi se nuk kishim një parti demokratike po kishim parti të një individi.

Me largimin e atij individi nuk kemi më parti dhe ky është realiteti. Amerikanët nuk e kuptuan që ajo parti nuk vlente më. Më mirë të shpallnin ”non-grata” partinë dhe gjithë grupin drejtues ta nxirrnin nga qarkullimi. Sa më shpejtë të bie Partia Demokratike aq më shpejtë mund të bie rrotacioni dhe largimi i Partisë Socialiste nga pushteti”, tha Spahiu për ”Top Channel”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu Spahiu hodhi aludime edhe për shëndetin mendor të Lulzim Bashës. Deklarata e kryetarit të PD se ”unë nuk kam humbur vetëm kam fituar”, pavarësisht pesë humbjeve radhazi, bëri që analisti Spahiu të arrijë në përfundimin se ai ka probleme psiqike.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Një njeri i dështuar dhe unë që e njoh personalisht nga afër vë në dyshim intelektin e tij. Ai ka probleme serioze, vetëm një njeri me probleme psiqike mund të dali pas pesë humbjesh dhe të thotë se unë nuk kam humbur por vetëm kam fituar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?