Kreshnik Spahiu: Hakerat iranianë me bashkëpunëtorë në policinë e shtetit

Juristi i njohur Kreshnik Spahiu thotë se publikimi i e-maileve sekrete të ish-drejtorit të policisë së shtetit, Gledis Nano nga hakerat iranianë nuk mund të jetë bërë pa një bashkëpunëtor të brendshëm.

Në një intervistë për Euronews Albania Spahiu u shpreh se është e pamundur që 4 persona nga Irani të dinë kaq specifikisht se kujt duhet t’i hyjnë në e-mail.

Fakti që u publikuan disa e-malie të ish-kreut të policisë, Gledis Nano tregon se grupi i 4 hakerave iranianë nuk mund ta kenë bërë këtë pa një bashkëpunim nga brenda. Është e pamundur që 4 persona nga Irani të dinë kaq specifikisht se kujt duhet t’i hyjnë në e-mail. Kjo tregon se kemi të bëjmë një bashkëpunim të brendshëm, të cilët janë brenda policisë e shtetit”, tha Spahiu.

Sipas tij, problemi me publikimin e e-maileve në media lidhet me faktin se hakerat mund të hedhin e-maile që nuk janë të vërteta, të montuara që mund të krijojnë probleme për shtetin.

Por pa një apo më shumë bashkëpunëtorë në Policinë e Shtetit nuk mund të jenë iranianët.

Faktet kanë treguar se brenda radhëve të Policisë së Shtetit ka patur dhe ka njerëz të lidhur me organizatat kriminale.
Ndaj nuk përjashtohet edhe kjo që thotë Kreshnik Spahiu.

SHKARKO APP