Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici: Pas shumë vitesh, në Mal Zi po rehabilitohet rruga që lidh 3 fshatra (VIDEO)
Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka dhënë lajmin e mirë se pas shumë vitesh, në njësinë Administrative Mal Zi ka nisur puna për rehabilitimin e rrugës që lidh 3 fshtarat: Shikaj, Shtanë, Dukagjin.
Përmes një postimi në facebook, ku edhe ka treguar me video punën që ka nisur, Gjici thekson se e gjithë vëmendja është për qytetarët.
”Në Njësinë Administrative Mal Zi, ku pas shumë vitesh po bëjmë të mundur rehabilitimin e rrugës që lidh 3 fshtarat: Shikaj, Shtanë, Dukagjin e cila mundëson lehtësisht kalimin e banorëve dhe automjeteve të kësaj zone. Punë të mira na presin çdo ditë. E gjithë vëmendja për ju. Të gjithë bashkë për Kukësin që duam”- shkruan Safet Gjici, kryebashkiaku i përkushtuar i zonës Verilindore.