Kreu i CDU-së, mesazh Ramës: Korrupsioni mbetet një problem i madh! Zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme
Në forumin “Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer” dhe Akademia Politike, ku pritet të flasë dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku marrin pjesë dhe përfaqësues politikë gjermanë, austriakë dhe ekspertë nga Shqipëria ka folur kryetari i CDU-së, Armin Laschet.
Gjatë fjalës së tij, Laschet deklaroi se zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira dhe të ndershme
“Nëse situata do të përmirësohet në të ardhmen, atëherë do te krijohet përsëri një perspektivë e mirë për të ardhmen, që mund të luftojë emigrimin e trurit. (Brain drain). Tema Juaj është perspektiva evropiane e Shqipërisë. Ju duhet të diskutoni edhe mbi zgjedhjet e ardhshme, të cilat duhet të jenë të lira dhe të ndershme. Një demokraci është vendimtare që edhe opozita të ndihet e përfaqësuar, që ajo të ketë të njëjtat shanse dhe është një detyrë e rëndësishme për Shqipërinë që në prill të mos ngrihen dyshime për ketë gjë”, deklaroi Laschet.
Kryetari i CDU-së, Armin Laschet deklaroi po ashtu se korrupsioni mbetet një problem i madh për Shqipërinë.
“E pranova me kënaqësi ftesën për të mbajtur një fjale përshëndetëse. Jam shume i gëzuar për arritjet qe janë realizuar ndërkohë qe Shqipëria është ne rrugën e saj drejt BE-se. Por ka mbetur ende shume për te bere dhe kjo çështje duhet te preket ne te ardhmen me kurajo. Kritike mbetet tema e korrupsionit. Ajo mbetet ende e keqja kryesore dhe e pengon Shqipërinë ne modernizimin e saj. Zhdukja e korrupsionit nuk duhet te bëjet për integrimin në BE, por për ta bere vendin me te mire dhe për ta bërë atë më të fuqishëm. Per sa i përket kritereve ekonomike mund te thuhet gjithashtu se Shqipëria ka nevoje për përmirësim të mëtejshëm. Gjithnjë e me shume te rinj braktisin vendin, per kete duhet te behet dicka, ne vitin 2019 nga Shqipëria u larguan 360.000 qytetare nga vendlindja e tyre, kjo duhet te shërbejë si një sinjal paralajmërues qe përgjegjësit te bëjnë me shume për arsimin dhe shanset ne tregun e punës. Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk janë ndeshur gjithnjë me klimën me te mire te zhvillimit për te krijuar vende pune”, deklaroi Kryetari i CDU-së, Armin Laschet .