Kreu i “Dekriminalizimit”, Bylykbashi: Rama të heshtë. Turp i tij, që i futi në Kuvend e bashki

Vendimi i KQZ-së për miratimin e kërkesës së Prokurorisë për heqjen e mandateve dy deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, si dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi është përshëndetur edhe nga kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi.

Në reagimin e tij, deputeti demokrat shprehet i gëzuar se tashmë mund të thuhet me plot gojë që Ligji i Dekriminalizimit funksionon.

Sipas Bylykbashit, kriminelët që përdhunojnë, trafikojnë apo vrasin largohen nga detyra, ndërsa Rama të heshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ligji i Dekriminalizimit funksionon. Kriminelët që përdhunojnë, trafikojnë apo vrasin largohen nga detyra! Rama të heshtë! Edhe të tjerët që i mbajtën ison! Turp për Ramën që i futi në parlament e bashki dhe më pas i mbrojti! Le t’u japë tani kriminelëve të tij ndihmë juridike që të krijojnë një OJF të të dekriminalizuarve dhe të ankohen kundër ligjit në Gjykatë Kushtetuese”- shprehet Bylykbashi në reagimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?