Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Emigrimi po sjell impakt negativ në biznes

Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ka deklaruar sot se emigrimi ka sjellë një impak negativ në biznes.

Në një konferencë, Jaço tha se shumë kompani në vend e kanë shumë të vështirë që gjejnë fuqi të kualifikuar punëtore.

“Indeksi i biznesit ka pësuar një përmirësim në totalin e saj. Sfida e gjetjes së forcës punëtorë të kualifikuar nuk është lokale për Shqipërinë, por në vendin tonë këto sfida janë më të intensifikuara. Pasi emigrimi është një sfidë ekonomike dhe ka impakt negativ te bizneset, që kanë të pamundur të gjejnë fuqinë e kualifikuar punëtore. Por theksi i konferencës sot nuk është vetëm të flasim për problemet që kemi, por me rëndësi është të flasim se si e shohim perspektivën dhe zgjidhjen në lidhje me shqetësimet. Me rëndësi është të ndërtojmë motivimin për njerëzit për të ndërtuar një mundësi ekonomike në Shqipëri”, tha ai.

SHKARKO APP