Kreu i FRD-së, Topi: Zgjedhjet, testi i zbatimit të procesit të Vetingut

Kreu i FRD, Bamir Topi gjatë një takimi të zhvilluar në Elbasan me rastin e festave të fundvitit duke uruar gjithë shqiptarët për një Vit të Ri sa më të mirë për të gjithë dhe në çdo aspekt ka analizuar edhe zhvillimet aktuale dhe parashikimet e tij për të ardhmen. Ai e ka cilësuar degën e FRD në Elbasan ndër më të rëndësishmet në të gjithë Shqipërinë. Sipas Topit, FRD nuk e ka garën me partitë që kanë vendosur monopolin për të shkatërruar psikikën e njerëzve por me të ardhmen evropiane të shqiptarëve.

FRD është parti e dinjitetit të shqiptarëve dhe që ecën gjithmonë në korsinë e duhur politike. FRD mbështet fuqishëm reformën në Drejtësi. Dita e zgjedhjeve duhet parë dhe duhet të jetë Dita e madhe e Drejtësisë për shqiptarët. Ndërsa KQZ ka ardhur koha që të mos jetë kurrë më Komisioni i Madh i Vjedhjeve të votave. Sipas Topit, FRD në zgjedhjet reja do jetë në aleancë me forca të tjera politike vetëm në çastin final. Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi cilëson zgjedhjet si testin kryesor të procesit të vetingut.

Gjatë një takimi të zhvilluar në Elbasan z.Topi nënvizoi se për FRD ky proces është mjaft i rëndësishëm dhe një kambanë alarmi e dhënë nga vetë ai që kur ishte President. Por vetëm ndershmëria në zgjedhje dhe mos cënimi i votës mbetet sfida më e madhe. Sa i përket klimës politike në vend ai u shpreh se nuk ka qenë kurrë më parë në një gjendje kaq kaotike. Nga ana tjetër ai ka nënvizuar se FRD do të jetë shumë e matur dhe do të vendosë për aleancat në momentin final duke mos parë jo vetëm thjesht interesin e kësaj force politike, por interesat e vendit.
/BW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?