Kreu i Këshillit të BE-së, mbërrin sot në Tiranë
Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk, vjen sot në Tiranë, në kuadrin e një turi ballkanik.
Fillimisht, ai do të takohet me kryeministrin Rama, me të cilin do të mbajë edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.
Fill pas saj, ai do të vijojë turin ballkanik me Maqedoninë, Bosnjën dhe më pas ndalet në Kroaci, për të marrë pjesë në samitin e procesit Brdo-Brijuni, ku do të jetë i pranishëm dhe zëvendës-Presidenti amerikan, Joe Biden, krahas udhëheqësve nga Ballkani dhe vendeve të tjera të Unionit.
Vizita e Donald Tusk në 3 shtete ballkanike merr një rëndësi të posaçme për mesazhet që do të përcjellë, në mënyrë të veçantë për të ardhmen e lëvizjes së lirë në zonën Shengen, pas propozimeve për rivendosjen e kontrolleve kufitare.
KOHA JONË SONDAZH

